Shkup, 11 prill – Ekziston interes për thellimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë dhe Ukrainës, posaçërisht në bashkëpunimin ekonomik, vlerësuan kryeministri Zoran Zaev dhe ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Pavlo Klimkin, i cili sot po qëndron për vizitë në Maqedoni.
Shërbimi qeveritar për shtyp kumtoi se dy bashkëbiseduesit shprehën përcaktim të përbashkët për avancim të dukshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. Në takim është vlerësuar se janë krijuar kushte për zhvillimin e bashkëpunimit sipas hapave reformuese që i ndërmori Qeveria në planin ekonomik dhe politik dhe është përshëndetur stagnimi i tejkaluar disavjeçar për funksionimin e Komisionit të përzier për zbatimin e marrëveshjes për tregti të lirë pasi që është emëruar ministrja Zorica Apostollovska si bashkëkryesuese me Komisionin.
Ministri ukrainas vlerësoi se Qeveria e Maqedonisë po përballet mirë me sfidat në fushën e reformave dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe se kjo hapë rrugë drejt eurointegrimeve të shtetit. Ai shprehu gatishmëri për mbështetje politike dhe të ekspertëve nga Ukraina, ndërkaq transmetoi edhe interesim në fushën e investimeve.
Kryeministri Zaev theksoi se për Maqedoninë, eurointegrimet janë stabilitet, siguri dhe ekonomi.
“Po punojmë në zhvillimin e sferave kyçe, të rëndësishme për cilësinë e jetës së qytetarëve edhe për BE dhe NATO. Prandaj e vlerësojmë vitin 2018 si vit të rëndësishëm, këtë muaj të nisë harmonizimi i rekomandimit për negociata, e më pas edhe të hapërojë në planin euro-atlantik”, tha Zaev.
Në takim është biseduar edhe për mundësitë për avancimin e bashkëpunimit edhe në sferën e bujqësisë, energjetikës dhe vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mbrojtje.
Krahas kryeministrit Zaev, në takim morën pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministrja e angazhuar për investime të jashtme, Zorica Apostollovska dhe sekretari shtetëror në MPJ, Viktor Dimovski.