Zaev: Kjo Qeveri është njëqind për qind e përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe në BE

Shkup, 5 shtator – Kjo Qeveri është njëqind për qind e përcaktuar për anëtarësim në NATO dhe në BE dhe kjo kështu edhe do të mbetet. Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski i ka korrigjuar qëndrimet e tij dhe nëse sot e pyesni nëse është për në NATO dhe në BE, do t’u thotë se është për në NATO dhe në BE.

Këtë sot e theksoi kryeministri, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve për qëndrimet e mëparshme të Rashkovskit për NATO-n dhe BE-në, duke theksuar se në demokraci gjithmonë mund të shprehet ndonjë mospajtim i caktuar dhe kundërshtim për gjendje të caktuara.

“E di se njëri prej avangardës këtu në Qeveri të cilët janë pro NATO-s dhe BE-së për arsye se e shohin edhe në funksionimin e përditshëm cilat janë përfitimet, është pikërisht sekretari i përgjithshëm, Dragi Rashkovski”, tha Zaev.

Jeta ndër vite, potencoi, ndonjëherë shkakton dëshpërim për disa çështje të caktuara.

“Kemi pasur bombardimin e fqinjëve nga NATO, kemi pasur aksione për të cilat ndonjëherë ndonjë individ nuk është pajtuar ma NATO-n. Por, me politikat e përgjithshme të NATO-s absolutisht qëndrojmë në linjë të njëjtë dhe besojmë se është nder i madh të jemi anëtarja e 30-të e NATO-s, duke e pasur parasysh atë se 193 vende janë vetëm anëtare të KB-së, ndërsa ne dhe Maqedonia jonë aq sa është e madhe e ka nderin të bëhet anëtare e NATO-s me ftesë të dërguar dhe zyrtarisht për anëtarësimin e plotfuqishëm”, deklaroi Zaev pas nënshkrimit të Marrëveshjes për paga më të larta në shëndetësi.