Shkup, 15 tetor – Kjo është kohë e papërsëritshme për vendin tonë, anëtare e ardhshme e NATO-s jemi, presim vendim pozitiv nga BE, ato janë mundësi për zhvillim më të madh ekonomik dhe përfitime për qytetarët, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai dërgon një falënderim të madh edhe tek konsujt e nderit për gjithçka që bëjnë në përmirësimin e imazhit të shtetit dhe ftojnë në periudhën që vijon të participojnë në proceset pozitive, përfitimet ekonomike dhe zhvillimin e shtetit.