Shkup, 15 dhjetor- Italia qëndron fuqishëm në qëndrimin se dyert e BE-së dhe të NATO-s hapen edhe për Republikën e Maqedonisë dhe për shkak të përcaktimit kryesor të theksuar të Bullgarisë si kryesues i ardhshëm i BE-së, vendet e Ballkanit Perëndimor, duke e përfshirë edhe Maqedoninë, të jenë në prioritetet e zgjerimit të ardhshëm të Unionit, i konkretizuan kryeministrit Zoran Zaevit, përfaqësuesit e Senatit italian.
Italia është për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe mbetet afirmuese e fuqishme dhe mbështetëse e qëllimeve strategjike të Maqedonisë – anëtarësimin në BE dhe në NATO, u tha në takimin në Qeveri.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për media, delegacionin e Senatit italian e kryesoi kryetari i Komisionit të senatit për politika të BE-së Vanino Kiti, ndërsa në takim mori pjesë edhe ambasadori Karlo Romeo.
“E përshëndesim mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për Maqedoninë dhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Për Maqedoninë është shumë e rëndësishme miqësi shumëvjeçare dhe e sinqertë me Republikën e Italisë. Kjo veçanërisht do të theksohet me mbështetjen në periudhën e pavarësisë dhe në të gjitha fazat kyçe të procesit të integrimeve euro-atlantike të vendit tonë”, tha kryeministri.
Gjatë bisedës u potencua se kontaktet janë shumë të rëndësishme midis Kuvendit të Maqedonisë dhe dy dhomat e Parlamentit italian, veçanërisht për aspiratat e vendit tonë për anëtarësim në NATO dhe BE.
Interes i përbashkët i dy vendeve, nënvizuan bashkëbiseduesit, është edhe zhvillimi i Korridorit 8 si një prej projekteve kyçe nga Samiti i sivjetëm në Trieste.
“Bashkëpunimi i sinqertë dhe besimi i përbashkët në nivel të lartë jep rezultate edhe në bashkëpunimin ekonomik. Këtë e konfirmon fakti se Italia është midis pesë partnerëve më të rëndësishëm ekonomik dhe tregtar të Maqedonisë”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.