Shkup, 20 qershor – Marrëveshja e shënon fillimin e fundit të pasigurisë për Maqedoninë dhe paraqet zgjidhje dinjitoze dhe të pranueshme për të dyja palët, me të cilën përgjithmonë konfirmohet identiteti dhe gjuha maqedonase, theksoi kryeministri Zoran Zaev në fillimin e seancës kuvendore në të cilën duhet të ratifikohet marrëveshja me Greqinë.
“Kemi marrëveshje me një shënim të qartë të identitetit tonë maqedonas, të gjuhës tonë maqedonase, për shekull e shekuj. Askujt asgjë nuk i kemi dhuruar as askush nuk na ka marrë asgjë kur u dakorduam për përcaktim gjeografik. ky është një hap i guximshëm në interes të së ardhmes së qytetarëve dhe fëmijëve tanë, për një ardhmëri të qetë. T’i hedhim poshtë manipulimet dhe izolimin dhe t’i japim shans marrëveshjes”, tha Zaev.
Theksoi se marrëveshja është mbështetur nga të gjitha partnerët ndërkombëtarë, i hap portat e Maqedonisë drejt ardhmërisë evropiane. Zaev pret datë për negociata nga Këshilli i BE-së deri në fund të muajit, me çfarë, siç theksoi, ëndrra bëhjet realitet.
Bën thirrje për bashkim në interes së së ardhmes së përbashkët.
“Në vend që me hidhërim dhe zemërim, së bashku t’i shkruajmë faqet e ardhshme, t’i udhëheqim qytetarët drejt një Maqedonie të përbashkët prosperuese sipas shembullit të vendeve të përparuara evropiane. Familja evropiane na pranon si maqedonas. Fituam edhe një mik dhe partner strategjik, e garantojmë stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë, e hapim rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Realizohet synimi i paraardhësve tanë të njihemi nga të gjithë si maqedonas të cilët flasin gjuhën maqedonase. ky është një akt historik me të cilin Maqedonia dhe qytetarët fitojnë shans”, theksoi kryeministri Zaev.