Shkup, 13 qershor – Si politikanë përgjegjës në momentin e caktuar kemi detyrim t’u mundësojmë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ta realizojnë të drejtën e tyre demokratike dhe të kenë mundësi ta japin mendimin e tyre në lidhje me marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin, theksoi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm me liderin e VMRO-DPMNE, Hristijan Mickovski.
Në takim Zaevi i dorëzoi Mickovskit marrëveshjen për zgjidhjen e kontestit me emrin të arritur me kolegun grek Aleksis Cipras.
“Më shumë se 25 vite, sa është aktiv ky kontest, qytetarët nuk kishin rast të shohin zgjidhje, as të prononcohen, ka thënë kryeministri në takim, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Kjo marrëveshje e garanton të ardhmen e Maqedonisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së, theksoi Zaev në takimin dhe siç theksohet, duke i theksuar qartë Mickovsti se edhe ata si opozitë duhet të mundësojnë shansë korrekte që fjalën e fundit ta thonë qytetarët në referendum.
“Referendumi është konsensus mes VMRO-DPMNE-së si subjekte më të mëdha politike në Maqedoni me vite prapa dhe të gjithë së bashku duhet të angazhohemi që qytetarët të vendosin vetë për të ardhmen e tyre dhe askush nuk ka të drejtë t’i ndalojë në këtë”, ka thënë kryeministri Zaev.
Në kumtesë theksohet se Zaevi në takim ka dërguar mesazh se subjektet politike duhet të bashkohen rreth idesë për referendum dhe për shkak të prioriteteve nacionale të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe BE.