Shkup, 1 mars – Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga anëtarët e Qeverisë, sot ka pritur në vizitë delegacionin e Komitetit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, të udhëhequr nga anëtari i Komitetit, eurodeputeti estonez Tune Kelam.
Siç ka bërë të ditur pres shërbimi qeveritar, duke shprehur falënderim deri te Qeveria e RMV-së për mbështetjen nga PE dhe eurodeputetët e gjitha grupeve ideologjike, KE, Këshilli Evropian dhe Këshilli i BE-së si dhe shtete anëtare të BE-së, fqinjët dhe shumë aktorë tjerë aktiv, Zaev ka thënë se ajo ka qenë kyçe që fuqishëm të hapërojmë përpara.
“Kjo erdhi në shprehje me detyrat konkrete që qëndronin para Qeverisë siç kanë qenë negociatat me Qeverinë e Greqisë me çka është mbyllur problemi i cili ekzistonte më shumë se 25 vite dhe i cili është transformuar në miqësi stabile, e cila pastaj duhet të jetë motivim dhe inspirim për të gjithë në Ballkanin Perëndimor dhe në BE. Si rezultat i tejkalimit të kontestit historik dhe harmonizimit me standardet e Aleancës së NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut ka marrë protokoll të nënshkruar nga 29 shtete të NATO-s që të bëhet anëtare e 30-të e aleancës më të fuqishme e cila është në fazën e ratifikimit në Parlamentet e shteteve anëtare të NATO-s, me temp e cila premton se në fund të vitit Maqedonia e Veriut do të jetë anëtare e plotfuqishme e Aleancës”, ka thënë Zaev.
Ai ka shtuar se paralelisht me këto procese, Qeveria ka punuar shumë për reformat kyçe që ia krijuar Këshilli Evropian në qershor 2018 si kusht për fillim efektiv të negociatave për anëtarësim në BE në qershor 2019, ose reforma në gjyqësi, reforma në shërbimet e sigurisë dhe zbulimit, luftë kundër krimit dhe korrupsionit dhe reforma në administratën publike.
Madje, Zaev ka shtuar se Qeveria bën përpjekje në Kuvend dhe jashtë saj të gjendet gjuhë e përbashkët me opozitën rreth ligjeve reformuese dhe ato përpjekje kanë dhënë rezultate konkrete.
“Prandaj edhe përkrahim projektet e juaja për ruajtjen e dialogut politik. Eurodeputetët Knut Flekenshtajn dhe Eduard Kukan të pranishëm këtu, si dhe Ivo Vajgël në kuadër të dialogut Zhan Mone, kanë luajtur rol krucial në vënien e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa tani bashkë me deputetët e Kuvendit kanë përsëri rol të rëndësishëm në përshpejtimin e procesit eurointegrues të Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Zaev.
Anëtarët e Komitetit për politikë të jashtme pranë PE-së, theksohet se kanë ndarë urimet për atë që është realizuar në dy vitet e fundit dhe kanë theksuar se shohin krejtësisht tjetër vend në proces të pranimit të anëtarësimit në NATO, vend i cili realizon rezultate pozitive në planin e reformave të brendshme.
“BE-së i duhet Republika e Maqedonisë së Veriut, aq sa vendit i nevojitet edhe BE, prandaj vendi në katër muajt e ardhshëm të paraqes argumente të fuqishme sipas së cilës Këshilli Evropian do të jetë i bindur se duhet të përmbush atë që është premtuar dhe të hapen kapitujt e parë të negociatave në bazë të reformave të zbatuara për të cilën do të arrihet konsensus dhe të cilat do të realizohen në ambient të dialogut konstruktiv në vend”, kanë thënë anëtarët e delegacionit të Komitetit për politikë të jashtme të KE-së.
Ndryshe, në takim me delegacionin e PE-së në Qeveri ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri në Qeverinë e RMV-së i angazhuar për çështje evropiane Bujar Osmani, zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, ministri për Shoqëri informatike dhe administratë Damjan Mançevski dhe zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zhernovski.