Shkup, 21 maj – Në Austri dje janë paralajmëruar të paktën dy investime në vend, informoi sot kryeministri Zoran Zaev, por ceku se rregulla e investuesve është se derisa ata vet nuk publikojnë, nuk mund të flitet për atë pasi ka procedura të miratimit të vendimeve.
“Jo rastësisht ishim në Austri. Austria është investuesi më i madh në vendin tonë. Paralajmërimet u konfirmuan dje. Besoj se nga vet konferenca në Forumin ekonomik të Vjenës do të nxjerrim motivim shtesë, pasi krijuam mundësi që dikush këtu të fitojë, e ne të punësojmë njerëz, të rritet BPV i ynë dhe ta rrisim eksportin e vendit tonë”, sqaroi Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas debatit për projekt tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim të konceptit për një shoqëri dhe multikulturizëm.