Shkup, 7 nëntor – Ka më shumë arsye pse duhet të përfundojë revizioni i librave, që ka filluar, për shkak të asaj që në to ka jo vetëm fjali të tëra ofenduese, qëndrime ose ngjashëm, por ka edhe shumë punë të pasakta të cilat janë definuar me të vërtetën absolute dhe ato duhet të largohen, theksoi kryeministri Zoran Zaev.
Ai potencoi se nuk mundet saktë të tregojë se kur do të përfundojë procedura për revizion të librave dhe se me siguri ministri i Arsimit do të mund të japë sqarime të sakta.
“Bëjmë një ndryshim të tërësishëm të vetë librave, sipas vjetërsimit të tyre për shkak të përdorimit të tyre, ndërsa me atë jemi racional në mjete. Si ato tërhiqen nga shfrytëzimi i ndërtojmë edhe komponentat e reja kushtetuese të cilat duhet të jenë në vetë librat dhe këtu mënjanohen të gjitha këto fjali ofenduese, proaktive, madje edhe atribute të pasakta në vetë librat”, shtoi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas promovimit të “Gramatikës së gjuhës rome bashkëkohore”.
Ministri i obliguar për implementim të strategjisë për Romët, Muzafer Bajram tha se duhet të bëhet revizion i librave, sepse, siç potencoi, përdorimi i fjalëve ofenduese është me të vërtetë shumë e keqe.
“Popullata e tërësishme rome është ofenduar rreth asaj. Shpresoj se gjatë periudhës kohore do të bëjmë një revizion të librave dhe do ta zgjidhim atë problem”, shtoi Bajram.