Shtip, 5 prill – Kryeministri Zoran Zaev është optimist pas takimit mes ministrave të punëve të jashtme të Maqedonisë dje Greqisë për zgjidhjen e kontestit të emrit, sepse, siç tha, ministrat i kanë hapur zemrat dhe i kanë treguar qëndrimet.
“E dinë çka është e mundur dhe çka nuk është e mundur. Kështu që ka lëvizjes përpara. Shpresoj se ministrat sërish do të shihen, me siguri në Ohër më 11 dhe 12 prill. Nuk e di nëse është konfirmuar, e si se vetëm është plan, por do të bëjë me siguri spostim shtesë. Vazhdojmë më tej, muajt janë para nesh. Jam i bindur se bëjmë një hap përpara, të mbajmë llogari për partnerët tanë nga Greqia, siç do ta kontraktojmë do të kalojë në institucione. Por, edhe ata të mbajnë llogari për ne, si atë që do ta kontraktojmë të kalojë nëpër institucionet para se gjithash edhe para qytetarëve në Greqi dhe Maqedoni. Kjo është mënyra e zgjidhjes së problemit”, deklaroi Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës në Shtip.
Ai bindi se do të gjendet zgjidhje që do ta ruajë dinjitetin, identitetin e dy vendeve.