Shkup, 8 shkurt – Ka kohë që të miratohet Ligji për prokurori publike, besoj se deri në fund të fundjavës, Qeveria mund ta dorëzojë ligjin me vërejtjet dhe sugjerimet e pranuara nga të gjithë grupet e deputetëve. Parlamenti t’i shfrytëzojë tre ditët, të hënën, të martën dhe të mërkurën ta votojmë. kjo nuk e shkel aspak datën për mbajtjen e zgjedhjeve, deklaroi lideri i LSDM-së dhe kryeministri i paradokohshëm, Zoran Zaev, njofton KOHA.
Ai theksoi se ka biseduar me të gjitha grupet e deputetëve dhe se janë shumë afër dhe mbetet vetëm ta shohin zgjidhjen e tërë përfundimtare që të pajtohen.
“Apeloj deri te të gjithë. Nga VMRO-DPMNE-ja ngrita duar, por apeloj edhe deri tek ata. Kemi zgjidhje cilësore ligjore. Brenda kemi trajtim të barabartë dhe korrekt për të gjithë”, deklaroi Zaev.
Lidhur me kërkesat e VMRO-DPMNE-së për zgjidhje eksperte për Ligjin për PP, Zaev tha se dy vite bisedojnë dhe nuk ka asnjë propozim dhe zgjidhje.
“Ekspertë pas dy viteve? Unë dy vite bisedoj me zotëri Mickoskin. Një zgjidhje ta jepnin, të shihja një zgjidhje të japin. Ekspertët janë të gjithë në dispozicion. Dy vite kaluan, Ku është këtu serioziteti dhe porosia ndaj qytetarëve. Nuk është serioze sjellja e VMRO-DPMNE-së dhe sjellja e tillë joserioze do të dëshmohet edhe në zgjedhje”, tha Zaev.
Sërish theksoi se zgjedhjet do të mbahen më 12 prill, duke përkujtuar se ekziston mundësia vetëm për anulimin e shpërbërjes së Parlamentit.
“Parlamenti nëse do të shpërbëhet më 12 ose 14, 17, ligji këtë e lejon, Siç tha Talat Xhaferi me rëndësi është të respektohen afatet e domosdoshme të KSHZ-së për zbatimin e zgjedhjeve. Ato janë rreth 52-3 ditë”, tha Zaev.
Ai ka shprehur bindje se mund me kohë të përfundojnë punët, duke përfshirë edhe votimin e ligjit për PP, ratifikimin e NATO protokollit dhe Ligjit për mbrojtje.
Lidhur me ndryshimet e njësive zgjedhore, tha se problemi është se nuk ka argumente për çfarëdo marrëveshje, pasi të dhënat të cilat i kemi, janë nga regjistrimi në vitin 2001.
“Nëse diçka filloni të ndryshoni, duhet të ketë bazë adekuate. Cilën të dhënë ta marrim. Mund të bëjmë vetëm dëm të pariparueshëm në pjesën e përfaqësimit jo të drejtë në Parlament. Diku mund të kemi 20 mandate nga një njësi zgjedhore në 140 mijë votues të dalë, e diku 20 mandate në 240 mijë votues. Kjo nuk është përfaqësim i barabartë në Parlament. Vullnet ka, por nuk mundemi këtë ta argumentojmë as me ligj, as para popullit, pasi nuk ekziston e dhënë, që mund ta marrim, që do të jetë bazë për ndryshime të kufijve të njësive zgjedhore”, deklaroi Zaev.
Për pikën për shpërbërjen e Parlamentit, tha se duhet të gjithë ta votojnë siç është arritur marrëveshje.
“Nëse deri atëherë protokolli për NATO-n nuk votohet, a duhet atëherë ta shpërndajmë Parlamentin? Jo, duhet ta votojmë protokollin për NATO, duhet ta votojmë Ligjin për mbrojtje dhe duhet ta vendosim në votim Ligjin për PP. Shumë punë të rëndësishme për integrimin tonë për NATO dhe BE. Të paktën, të jemi përgjegjës para qytetarëve tanë, do të bëjmë tentim për votim të këtyre ligjeve”, deklaroi Zaev. (koha.mk)