Shkup, 30 shtator dhjetor – Arrijmë në fund të njërës nga vitet më të rëndësishme dhe më të ndjeshme për vendin tonë. Vit i integrimeve. T’i bëjmë realitet dëshirat dhe qëllimet tona – vend të qetë dhe stabil, në aleancë edhe me anëtarësimin në NATO dhe BE, Maqedoni globale dhe të drejtë me ekonomi qël funksionon për gjithkënd. Ju dëshiroj vit të suksesshëm ekonomik dhe integrues, shëndet dhe disponim të mitë, thotë në fjalimin e Vitit të ri drejtuar qytetarëve kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev.
Maqedoninë, porositi Zaev, e ndërtojmë që të jetë shtet i pasur dhe modern, në të cilën të gjithë qytetarët do të kenë jetë të mirë dhe mirëqenie, për vete dhe për familjet e tyre, të jetë vend i investimeve dhe infrastrukturës moderne, vend i solidaritetit dhe unitetit, ku të gjithë do të respektohemi mes vete dhe do të ndihmohemi.
“Përmes ndërtimit të miqësisë me Greqinë fqinje me përgjegjësi kemi mbyllur një kontekst, i cili Maqedoninë e ka tërhequr zvarrë plot 27 vjet. Zgjodhëm ardhmëri, në vend të izolimit. Sot, shteti ynë është në hap që të bëhet anëtarja e 30-të e aleancës më të fuqishme në botë NATO. Përgatitemi për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, proces me të cilin ndërtojmë shtet sipas standardeve evropiane dhe me çka bëhemi të barabartë e qytetarët e BE-së. Shtetësia përgatitet vetëm në bashkësi me të tjerët, e jo në izolim”, thotë Zaev në fjalimin e Vitit të Ri.
Derisa e përcjellim vitin 2017, vazhdon Zaevi, në vigjilje të ditëve kur në mbarë vendin tubohen familjet dhe miqtë që t’i kremtojnë festat, të përgatitemi për momente të mbushura me gëzim, kënaqësi dhe prosperitet në çdo plan, kemi bërë hape të cilat kanë mundësuar që e gjithë kjo të varet vetëm nga ne.