Shkup, 19 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev dhe eurokomisarja për Drejtësi, Vera Jourova sot në takim në Shkup kanë vlerësuar se shteti ka treguar rezultate të mira në luftën kundër korrupsionit, por se nevojitet tansformim i procesit gjyqësor në drejtim të efikasitetit të rritur në punë, konform standardeve dhe vlerave evropiane. Në mbledhje, kumtoi pres-shërbimi qeveritar, është konfirmuar se nevojitet zgjidhje e qëndrueshme për produksionin e kapaciteteve në jurisprudencë, të arritur në mënyrë transparente dhe me profesionalizëm të lartë.
“Në takim është shprehur respekt ndaj arritjeve të kryeministrit Zaev dhe Qeverisë në planin politik dhe reformues. Është konstatuar se marrëveshja e Prespës është shembull i rrallë, pozitiv i ndërtimit të miqësive, kundrejt politikave akoma ekzistuese të radikalizmit dhe nacionalizmit dhe se këtë e vlerëson edhe përbërja e re e Komisionit Evropian. Mesazhi është se Republika e Maqedonisë së Veriut lëviz në drejtim të duhur dhe se do të vazhdojë bashkëpunimi aktiv me KE-në”, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.
Treguam, tha Zaev në takim, luftë joselektive kundër krimit dhe korrupsionit. “Miratuam legjislativë për gjyqësinë me konsensus dhe sipas standardeve evropiane. Por, nevojitet implementim më efikas i ligjeve, që do të sigurohet përmes mundësive për konkurrencë, që tani nuk është rast, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të gjykatësve dhe prokurorëve publikë”, tha Zaev.
Reformat, mes të cilëve edhe në jurisprudencë, si theksoi, janë të rëndësishme jo vetëm për shkak të integrimeve evropiane, por edhe për shkak të ekonomisë, e cila në vendin tonë shënon rritje.
“Parametrat ekonomikë rriten. Vazhdojmë me reformat. Vazhdojmë me miqësitë. Kemi nevojë për inkurajim të forcave proevropiane në shoqëri. Për Republikën e Maqedonisë së Veriut është në rregull çka do të thotë perspektiva të hapura për eurountegrime”, ka thënë Zaev, duke theksuar se kjo do të ketë impakt pozitiv edhe në rajon edhe në vendimet e qytetarëve, sidomos të rinjve, ta shikojnë të ardhmen e tyre në vendlindje.
Zaev dhe Jourova kanë biseduar edhe për punën e Komisionit të ri Evropian, prej ku ka paralajmërim për fokus ndaj axhendës evropiane, ndaj çështjeve aktuale, siç janë ndryshimet klimatike, transformimin digjital, strategjinë për problemin me emigracionin, më shumë drejt politikës parandaluese sesa drejt politikave riaktive.
“Është kontraktuar bashkëpunim aktiv me eurokomisaren Jourova në pjesën e sundimit të drejtësisë, mbrojtjen e demokracisë dhe zgjedhjet, që është fushë e saj, sidomos ajo që në KE do të jetë kompetente për sferën – vlera evropiane dhe transparencë, që është me rëndësi të madhe dhe për qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në kumtesë.