Shkup, 7 maj – Kryeministri Zoran Zaev sot në ndërtesën e re të Gjykatës Penale dha deklaratë si i akuzuar në lëndën “Ryshfeti”.
Zaev tha se si kryetar i Komunës së Strumicës për 12 vite të gjithë qytetarëve iu është përgjigjur për të gjitha kërkesat e tyre. Tha se anëtarë të familjes së tij kanë bashkëpunuar me Ivan Nikollovin dhe kompanitë e tij. Zaev theksoi se ka pas bashkëpunim të mirë me të gjithë biznesmenët e Strumicës, përfshirë edhe Ivan Nikollovin dhe se ai asnjëherë nuk ishte sjellë në gjendje të papërshtatshme para tij si kryetar komune e as para organeve komunale të Strumicës.
“Kam ndihmuar sepse besoj se është etike dhe diçka pozitive që të ndihmohet. Ashtu ishte rasti edhe me djalin e Nikollovit i cili u gjend në situatë të papërshtatshme gjatë udhëtimit turistik në Dubai. Ajo ishte para rastit me montimin në këtë lëndë”, tha Zaev.
Në seancën e sotme gjyqësore duhet të prezantohen edhe dëshmi nga mbrojtja.
Në gjykimin paraprak pa prezencën e opinionit ishte lëshuar video incizimi i plotë për të cilën kryeministri Zoran Zaev ngarkohet për marrjen e ryshfetit.
Në seancat e mëparshme Zaev kërkoi që incizimi nga MP-masat të lëshohet publikisht, por Gjykata e Apelit nuk e lejoi këtë. Sipas tij, me emetim të versionit të shkurtuar të incizimit i është dëmtuar nderi dhe imazhi.
Kryeministri Zoran Zaev, akuzohet se si kryetar i Komunës së Strumicës ka kërkuar ryshfet prej 163.000 euro nga biznesmeni Ivan Saçevaliev.