ANKARA (AA) – Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Turqi, në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij turk, Binali Yıldırım, deklaroi se vizita e tij në Turqi është “një mundësi për të konfirmuar miqësinë dhe për forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve”, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fillim të adresimit të tij, kryeminsitri Zaev iu referua tentativës për grusht shtet të 15 korrikut në Turqi, e cila u organizua nga organizata terroriste FETO.
“Dua të porosis me shqetësim të madh ndoqëm ngjarjet tragjike të 15 korrikut të vitit 2016. Fuqishëm e dënuam tentativën e dështuar për grusht shtet dhe i mbështetsim të gjitha institucionet e zgjedhura në mënyrë demokratike të Republikës së Turqisë”, deklaroi Zaev.
Më tej, Zaev tha se bashkëpunimi midis dy vendeve është mjaft i madh, por i njëjti mund të përmirësohet. Ai bëri të ditur se me homologun e tij turk, si dhe delegacionet e të dy qeverive diskutuan për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy Maqedonisë dhe Turqisë.
“Ekziston interes nga ana e kompanive turke për investim në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht pas stabilizimit të planit politik dhe perspektivave të hapura të shtetit tonë drejt BE-së dhe NATO-s”, u shpreh ai.
Kryeministri maqedonas poashtu shprehu mirënjohje ndaj Turqisë për mbështetjen e madhe që e jep, siç tha ai, “ky vend miqësor, edhe në fushën e investimeve, edhe në fushën e integrimeve të Maqedonisë në NATO, por edhe në BE”.
“Investimet dhe anëtarësimi i Republiës së Maqedonisë në NATO janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të shtetit tonë, si dhe për përmbushjen e qëllimeve tona strategjike. Dhe, çdo mik i sinqertë i Maqedonisë është i çmuar, posaçërisht kur bëhet fjalë për mikun e dëshmuar tradicional, siç është Turqia”, deklaroi Zaev.
Zaev bëri të ditur se me kryeministrin Yıldırım janë dakorduar se fuqishëm do të angazhohen në hapjen e mundësive për përmirësimin e bashkëpunimit edhe në të gjitha fushat tjera që janë me interes të qytetarëve të të dy shteteve. Ai zbuloi se në fushën e energjetikës, bujqësisë, industrisë, ndërtimtarisë dhe infrastrukturës, por edhe në atë të mbrojtjes dhe në sigurisë ekzistojnë interes dhe potencial që të thellohet bashkëpunimi.
“Qytetarët e Maqedonisë shohin dhe kanë një mik besnik dhe të vërtetë”
Në vijim, Zaev theksoi se në takim ka kërkuar nga Qeveria e Turqisë mundësohen kuota për Maqedoninë për eksportin e mishit të viçit dhe qengjit, siç janë kuotat në dispozicion për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe Serbinë.
Ai shtoi se së bashku kanë konstatuar se janë të definuar si kryeministra dhe si qeveri të për të promovuar dhe nxitur lidhjet kulturore mes dy vendeve.
“Republika e Maqedonisë u dëshmua si shembull i një shoqërie të suksesshme multietnike. Kemi dëshmuar se nëse dëshirohet, mund të ndërtohet një shoqëri e qytetarëve të barabartë. Po ashtu, e sigurova kryeministrin e Republikës së Turqisë se do të vazhdojmë ta zhvillojmë Republikën e Maqedonisë në këtë rrugë”, deklaroi Zaev.
Kryeministri maqedonas shtoi se në këtë drejtim është edhe respektimi dhe zhvillimi i mundësisë së qytetarëve turq në Maqedoni ta përdorin gjuhën e tyre amtare, si dhe respektii i lartë për vlerat kulturore tradicionale si pjesë e trashëgimisë së pasur kulturore të Maqedonisë.
“Ky shembull i një bashkimi të suksesshëm të diversitetit në vendin tonë është një nga vlerat që ne duhet të ofrojmë si shtet i BE-së dhe NATO-s, ku synojmë dhe ku ndjehemi se meritojmë të jemi”, u shpreh ai.
Në fund të adresimit, ai përsëriti me mirënjohjen ndaj Turqisë, por kësaj radhe deri te të gjithë qytetarët e Turqisë, për arsye se, siç tha ai, “qytetarët e Maqedonisë shohin dhe kanë një mik besnik dhe të vërtetë”.
“Gjithashtu, do ta ftoj komunitetin e biznesit të Turqisë, të vijnë, të njihen me kushtet dhe mundësitë e reja për investim në Maqedoni. Këto partneritete do të jenë në interes për qytetarët që kanë nevojë për vende të reja pune, por edhe për përfitimet në plan ekonomik për të dy vendet”, apeloi Zaev.
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, shprehu falënderime për pritjen e bukur dhe dunjitoze të kryeministrit Yildirim, të cilin ia mundësoi delegacionit tonë.