Shkup, 21 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev sot pas takimit me kryetarin e lëvizjes opozitare Besa, deklaroi se kanë biseduar për disa propozime për kandidat të mundshëm të përbashkët presidencial në zgjedhjet e ardhshme për president të shtetit.
“Në takim me Kasamin dhe shoqërimin e tij e prezantuam kërkesën tonë për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje, përmes analizës së detajuar dhe mbështetjes së kandidatit, emër i cili është i pranueshëm për të gjithë për shkak të vlerës që e marrin të gjithë qytetarët dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, të gjindet një person i cili do të jetë president i të gjithë qytetarëve, president i mirë në frymën e asaj që është ardhmëria e vendit dhe ky është integrim i shpejtë në NATO dhe marrje të datës për negociatat me BE-në, por edhe natyrisht për çështjet aktuale siç është ekonomia, reformat dhe të ngjashme”, tha Zaev.
Ai shtoi se nga Besa, si parti opozitare, kanë lënë mundësi edhe për pjesëmarrje të pavarur për çka, thotë, ka mirëkuptim dhe se i shqyrtojnë të gjitha variantet.
“Besoj se nuk është e mundur, se mund të arrihet me mbështetje në një emër i cili pa dallim nëse është burrë ose grua, pas të cilit do të qëndronin të gjithë qytetarët dhe me këtë edhe ne subjektet politike do të merrnim qëndrim për mbështetjen e tij si kandidat për president të shtetit. Por, natyrisht, vendimet do të sillet në bazë të emrave, në bazë të personaliteteve të cilat, në pajtim me analizat që tani më ekzistojnë në shtet, ndërsa i bëjnë pothuajse të gjithë subjektet, do të japin argument të mirë për marrjen e qëndrimit së pari për konceptin nëse qëndrohet pas kandidatit të përbashkët dhe natyrisht më pas edhe aletarnativat tjera”, tha Zaev, duke shprehur qëndrim se është mirë atë që e bëjnë dhe se ka shanse të mëdha që shumë subjekte politike në shtet të qëndrojnë së bashku pas kandidatit të përbashkët.
Në pyetje të gazetarëve kur të pritet vendimi përfundimtar për zgjedhjen e kandidatit konkret, Zaev tha se për këtë si parti, vendimin duhet ta sjellin para kongresit, gjegjësisht javën e ardhshme. Ai nuk dëshiroi të komentojë se cili është kandidati më i përshtatshëm për partitë shqiptare dhe theksoi se sublimatin nga të gjitha analizat do ta nxjerr në shesh, presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut.