Shkup, 26 mars – Kryeministri dhe kryetar i LSDM-së Zoran Zaev u shpreh i bindur në fitoren e kandidatit të koalicionit në pushtet Stevo Pendarovski në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sepse siç tha pas tij qëndrojnë të gjitha bashkësitë etnike në vend, por nëse kjo nuk ndodh ai është i gatshëm me opozitën të bisedojë për mundësinë për shpallje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, raporton KOHA.
“Unë besojë se Pendarovski do të fitojë, pas tij qëndrojnë të gjitha bashkësitë etnike, të bashkuar, por nëse nuk fitojmë jam i gatshëm të bisedojë me opozitën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por duke i mundësuar të sillet vendim në BE, të hapen kapitujt, të sillet vendim pozitiv për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nëse Pendarovski nuk fiton në zgjedhje kjo i jep besueshmëri opozitës të bëjë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Zaev sonte në TV duelin me Mickoskin në Kanal 5.
Ai e pyeti Mickoskin nëse ai do të jap dorëheqje nga funksioni i liderit në parti, nëse humb kandidatja e tyre Gordana Siljanoska Davkova, por lideri i VMRO-DPMNE-së nuk dha përgjigje konkrete, ndërsa Zaevi përmendi se do të qëndrojë në fjalë, por ndoshta partia e Mickoskit nuk do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, sepse në të vërtetë, siç tha, edhe nuk dëshiron kjo të ndodhë.
Si Zaevi ashtu edhe Mickoski me zgjedhje të suksesshme nënkuptojnë proces demokratik, të pastër kristal, ndërsa kryeministri potencoi se nevojitet edhe përmbushje e censusit.
E pyeti Mickoskin nëse do të nxisin bojkot, në të cilën ai me bindje në fitoren e Siljanovskës, theksoi se VMRO-DPMNE-ja nuk mendon për bojkot nëse ka zgjedhje të pastra dhe të qarta presidenciale. (koha.mk)