Shkup, 5 shtator – Maqedonia e ka mbështetjen e Danimarkës në integrimet euroatlantike. Vendi është i rëndësishëm edhe në kuptimin rajonal, për shkak të progresit të arritur të shpejtë të dukshëm, pas krizës politike, ka porositur në takimin e sotëm me me kryeministrin Zoran Zaev ambasadori danez i akredituar për Republikën e Maqedonisë.
Ambasadori Hougard, si kumtoi pres-shërbimi qeveritar ka sjellë kënaqësi nga Danimarka, si është vendosur Maqedonia në proceset që çojnë drejt hapjes së bisedimeve me BE-në dhe drejt anëtarësimit të shtetit tonë në NATO.
Kryeministri Zaev u falënderua për mbështetjen miqësore, parimore të Danimarkës në momentet e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, siç është aktuali, kur qytetarët dhe shteti përgatiten për referendumin e ardhshëm.
Në takim si i rëndësishëm është theksuar zgjidhja e çështjeve dypalëshe përmes respektimit të ndërsjellë, siç është rasti me Maqedoninë, e cila, siç kanë theksuar bashkëbiseduesit, në këtë mënyrë i ka mbyllur të gjitha çështjet me fqinjët dhe me këtë ka hapur rrugë drejt BE-së dhe NATO-s.
Bashkërisht është konstatuar se ekzistojnë kushte për intensifikim të bashkëpunimit ekonomik mes Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë daneze.