Shkup, 25 korrik – Kryeministri Zoran Zaev dhe eurokomisioneri Johannes Hahn në konferencën e sotme të përbashkët kanë folur edhe për rastin “Zhvatje” për të cilin tashmë është ngritur procedurë hetimore.
Zaev dhe Han theksuan se askush nuk duhet të amnistohet dhe se hetimi duhet të vazhdojë pa marrë parasysh nëse ajo çon deri tek prokurorë apo politikanë.
“Në lidhje me ngjarjet e fundit, po dëshmojmë se po luftojmë me vendosëshmëri dhe pa kompromis kundër krimit të lartë dhe korrupsionit. Mesazhi është se askush nuk do të jetë i privilegjuar dhe amnistuar, unë inkurajoj prokurorin publik që të vazhdojë procedurën në rastin “Reket” pavarësisht se deri tek kush do të arrijë. Definitivisht rastet e fundit, konkretisht rasti “Reket”, shitja e paligjshme e duhanit, “shkallët spanjolle”, tregojnë për një luftë vendimtare dhe pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, pavarësisht nëse ato shpiejn deri tek prokurorë, politikanë apo pronar mediash, askush mund të ikë nga ligji”, tha Zaev.
Han tha se të gjitha partitë dhe organet shtetërore duhet të tregojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe të lejojnë që sundimi i ligjit të mbizotëroj në vend.
“Kam ardhur për të diskutuar reformat me udhëheqësit politikë, sundimin e ligjit, gjyqësinë e pavarur dhe nevojën për përgjegjësi, do të doja ta theksoja këtë veçanërisht ngjarjeve të fundit”, tha Han.
Lidhur me të ardhmen e PSP-së, Zaev tha se pret të arrijë konsensus politik mbi Ligjin për Prokurorinë Publike deri në fund të muajit, dhe që nga fillimi i shtatorit, Ligji të miratohet në Kuvend.