Është shumë herët për të diskutuar për kryeministër teknik dhe ministra, gjatë kësaj periudhe qeveria është përkushtuar të mbajë ritmin e reformave ekonomike, tha kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve para fillimit të Konferencës së Organizatës Botërore të Doganave – PIKARD që zhvillohet sot në Shkup.
“Është shumë herët. Qeveria është përkushtuar që edhe këtë periudhe të mbajë ritmin e reformave ekonomike që po ndodhin në vend.Ju e dini që kemi një target prej katër për qind, edhe pse është parashikuar në Buxhet në 3,5 për qind.Ne synojmë t’i arrijmë targetet e tilla duke arritur një rritje prej 4,1 për qind dhe kjo nënkupton shumë vende të reja pune, shumë investime të reja në vend, rritja e eksporteve dhe rritja e standardit ekonomik të qytetarëve”, tha Zaev.
I pyetur se nëse fitojnë në zgjedhje a do të bëhet përsëri kryeministër, Zaev tha se ai ka kërkuar një mandat të ri të qartë që të munden t’i vazhdojnë reformat.
Ai tha se nuk kishte asnjë informacion mbi pretendimet e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski se disa nga partitë e koalicionit të qeverisë po diskutojnë kalimin në bllokun e opozitës.Theksoi se secila parti është e pavarur në përcaktimin e saj, por pret që koalicioni i qeverisë të rritet më tej.