Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe anëtarët e delegacionit sot në konferencën e Sigurisë në Munih janë takuar me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Të dy kryeministrat kanë shprehur kënaqësi të madhe nga marrëdhëniet mes të dyja vendeve mes të cilat nuk ekziston çështje e hapur dhe kanë shfaqur gatishmëri të tentojnë në përforcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informacioneve për çështje të sigurisë. Në takim kryeministri kosovar Haradinaj i ka uruar përfaqësuesit e delegacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për statusin anëtare e ftuar në NATO dhe shfaqi shpresë se ratifikimi i Protokollit për aderim do të përfundojë shumë shpejt për çfarë vendi ynë do të fitojë anëtare e plotfuqishme në Aleancë. Ky është realitet i ri për Ballkanin Perëndimor është me rëndësi të veçantë dhe shënon moment i cili do të kontribuojë edhe për paqen dhe stabilitetin si bazë për zhvillim të përgjithshëm dhe ekonomik të rajonit në tërësi”, informon pres shërbimi qeveritar.
Në bisedën mes anëtarëve të delegacionit të Maqedonisë së veriut, të udhëhequr nga kryeministri Zaev, edhe delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga kryeministri Haradinaj, është konfirmuar edhe mbështetja e mëtejshme reciproke midis të dyja vendeve edhe për aspiratat evropiane si interes strategjike për qytetarët e të dyja vendeve.(koha.mk)