Shkup, 12 dhjetor – Gjatë vizitës në Prishtinë, kryeministri Zoran Zaev tha se me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj folën për detyrimet dhe projektet e përbashkëta.
“Folëm për autostradën që lidh Kosovën Maqedoninë dhe hapjen e linjës së re për Bellanoc e cila do të zhvilloj komunikimin. Kemi nënshkruar 19 marrëveshje me Kosovën dhe janë në pritje edhe 20. Ne jemi dy shtete që ndajmë aspiratën e njëjtë sepse e ardhmja jonë është në BE dhe NATO”, ka thënë Zaev.
Ai ka thënë se aktualisht shkëmbimi ekonomik arrin numrin 160 milionë euro dhe shpresojnë që të arrijë në 200 milionë. Zaev, po ashtu e ka ftuar kryeministrin Haradinaj të mbajnë një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive. Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e vlerësoi këtë takim si shumë të rëndësishëm.
“Kjo vizitë është e rëndësishme. Ne jemi fqinj dhe na lidh perspektiva euroatlantike. Sot kemi shtyrë përpara marrëdhëniet tona si dhe kemi marrë përsipër përmbushjen e disa obligimeve në interes të qytetarëve të të dyja vendeve” ka thënë Haradinaj.