Shkup, 18 prill – Kryeministrat e Maqedonisë dhe Kosovës, Zoran Zaev dhe Ramush Haradinaj, gjatë kohës së Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor, u takuan dhe biseduan për marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve, njofton Koha.
Zaev dhe Haradinaj biseduan edhe për Raportin e KE-së, dhe u pajtuan se ishte një Raport real dhe inkurajues. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se vendet e rajonit mbetet të vazhdojnë me reformat me inkluzivitet për realizim gjithëpërfshirës për të gjitha rekomandimet në procesin integrues.
Në takim temë bisedimi ishte edhe përforcimi i bashkëpunimit tregtar dhe mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik në projekte konkrete. Ata folën gjithashtu edhe për realizimin e autostradës Shkup-Bllacë, për të cilin d të fillojnë punimet në muajin shtator, ndërsa nga ana e Kosovës punimet kanë përfunduar.