Takimi i kryeministrit Zoran Zaev me kryeministrin grek Aleksis Cipras është me rëndësi të madhe edhe për zhvendosjen e proceseve euro-integruese të Republikës së Maqedonisë, dhe i bën shumë më reale pritjet se viti 2018 mund të jetë vit historik për Maqedoninë, për rajonin dhe për BE-në.
Kjo sot është konkluduar në takimin në Davos të kryeministrit Zoran Zaev me komisarin evropian për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim, Johanes Han, në Forumin Ekonomik Botëror.
Zaev e ka informuar Hanin për takimin me kryeministrin grek dhe e ka njoftuar me rezultatet e realizuara nga ai takim të cilat në masë të madhe e lëvizin procesin e negociatave të të dy vendeve lidhur me problemin të cilin Greqia e ka me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë, si dhe në lidhje me potencialet për zhvendosje të re, cilësore të marrëdhënieve dypalëshe”, kumtoi pres shërbimi qeveritar.
Komisari evropian ia transmetoi Zaevit dhe qëndrimin e tij të drejtpërdrejtë për takimin me Ciprasin të shprehur menjëherë pas ngjarjes në rrjetet sociale dhe nënvizoi se takimi është shumë lajm i mirë, i cili tregon guxim, vizion dhe aftësi politike, dhe se zgjidhja e kontestit shumëvjeçar do të jetë mirë për të dy vendet, rajonin dhe Evropën.
Zaev në takimin ka theksuar se takimi është i rëndësishëm edhe për inkurajim të implementimit të reformave të qëndrueshme të filluara në Maqedoni, dhe se e konfirmon vullnetin politik të Qeverisë t’i mbyllë çështjet e hapura për një kohë të gjatë me vendet fqinje, ta nxisë dinamikën rajonale dhe të jetë partner i besueshëm i miqve të tyre ndërkombëtar paralelisht me realizimet e përditshme edhe në skenën e përgjithshme.