Shkup, 24 janar – Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në kuadër të pjesmarrjes së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka realizuar takim me euro-komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han dhe skretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jans Stoltenberg, informon Koha.
Në takimin e kryeministrit Zaev me euro-komisiarin Han, siç bëjnë të ditur nga Qeveria është konstatuar se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës po zhvillohet sipas planeve dhe se tani është koha që forcat politike në Maqedoni të fokusohen në zbatimin e reformave.
Ndërsa, në bisedë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, edhe një herë janë afirmuar mesazhet për mbështetje dhe inkurajim që vijnë nga NATO, për të përfunduar zbatimi i Marrëveshjes së Prespës, si dhe pritjet për fillimin e ratifikimit të protokollit për anëtarësim në NATO. (Koha.mk)