Dy vjet e gjysmë kanë treguar se gjyqësori ka mbetur fortesa e fundit e shtetit të robëruar nën kontrollin e një numri të caktuar gjykatësish dhe prokurorësh në pozita të fuqishme, deklaroi sot kryeministri maqedonas, Zoran Zaev.
”Këto strehime të fundit të drejtësisë së robëruar vazhduan të kontrollojnë proceset gjyqësore në të cilat ishin të dyshuar pikërisht protagonistët e regjimit”, shtoi ai.
”Prandaj, bëjmë thirrje Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit të fillojë procedurat për kontrollin e pronës së gjykatësve dhe prokurorëve”, theksoi Zaev.
Ai i bëri thirrje Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve ta vlerësojnë përgjegjësinë e gjykatësve dhe prokurorëve dhe ta kontrollojnë profesionalizmin e gjykatësve.