Është e palejueshme në shekullin 21 të flasim për gjuhën, për çështje të identitetit, ato janë çështje të absolvuara, u përgjigj sot kryeministri Zoran Zaev në eko-aksionin “Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë”, ku pyet për mohimin e gjuhës maqedonase nga ana e Bullgarisë.
Ai paralajmëroi takim me kryeministrin Bojko Borisov i cili duhet të mbahet në fillim të vitit 2020 në të cilin, siç tha, do të bisedojnë në mënyrë të hapur dhe miqësore, e jo të thuhet, kush i pari tha.
“Ne jemi vende miqësore dhe tonet disonante janë të palejueshme ku në shekullin 21 flasim për identitet që është shkruar plotësisht në të gjitha analet, në të gjitha dokumentet dhe në të gjitha organizatat ndërkombëtare. Unë i mora duartrokitjet edhe nga deputetët bullgarë kur fola në gjuhën maqedonase në Parlamentin Evropian”, theksoi Zaevi.
Kryeministri përkujtoi se në marrëveshjen që është nënshkruar për bashkëpunim dhe miqësi me Bullgarinë e cila është në tri gjuhë, dhe se ajo është nënshkruar në pajtim me Kushtetutën, gjegjësisht në gjuhën maqedonase.