Shkup, 23 shtator – Nevojitet të reformohen të gjitha sferat, posaçërisht sundimi i së drejtës, që është një nga klasterët kyçë në negociatat sipas metodologjisë së re për zgjerim të BE-së – të hapet e para dhe të mbyllet e fundit. Kjo do të thotë se vendi do të duhet të mbajë përpjekje të vazhdueshme në sferën e sundimit të së drejtës deri nga fundi i vet negociatave.
Këtë sot e porositi euroambasadori i ri në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir, në konferencën e sotme për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev.
“Mandati i Qeverisë së re, si dhe madanti im si shef i Delegacionit evropian në Maqedoninë e Veriut, fillon në kohë, kur të gjithë ne mezi presim të nis fillimi formal i negociatave të vendit me BE-në në konferencë qeveritare. Të përkujtoj se vendi në këtë fazë të procesit të integrimit në BE tashmë ka arritur shumë kur bëhet fjalë për reformat, por po ashtu edhe në kuptim të zgjidhjes së kontesteve bilaterale me fqinjët kur pranojmë se Maqedonia e Veriut është shembull për tërë rajonin”, nënvizoi Gir.
Euroambasadori theksoi se nevojitet të vazhdojnë reformat edhe në mbajtjen e demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, mbrojtjen e mjedisit të jetesës dhe ekonomisë së qëndrueshme dhe dinamike. Ata, tha Gir, janë elementet thelbësore për ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve dhe përparimi në këto sfera do të thotë se BE-ja do të vijë në Maqedoninë e Veriut, që është thelbi i procesit të aderimit.
Ai e potencioi rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore, gjë që, siç tha, është po ashtu pjesë e procesit të zgjerimit, siç është edhe procesi për stabilizim dhe asociim dhe është me rëndësi që marrëveshjet për marrëdhënie të mira fqinjësore të vazhdojnë me qëllim të mirë nga të gjithë.
“Në vijë të fundit, procesi i aderimit në BE është qëllimi kulmor, i cili i angazhon të gjitha forcat politike dhe shoqërinë pas tyre. Pikërisht për këtë dëshirojmë që Qeveria dhe të gjitha forcat politike dhe të gjitha pjesët e shoqërisë të përfshihen në këtë proces. Nga ana ime ju bindi kryetar se Delegacioni evropian dhe personeli i përkushtuar do të qëndrojë në anën e juaj, vazhdimisht do t’ju ndihmoj me resurse dhe ekepertiza, e gjithë kjo në emrin e qëllimit të përbashkët, që ta shohim Maqedoninë e Veriut si pjesë e BE-së”, tha euroambasadori i ri.
Ai ka shprehur bindje se BE-ja do të vazhdojë të sigurojë përkrahje dhe ndihmë për vendin në ballafaqimin me krizën me Kovid-19.
Kryeministri Zaev, nga ana e tij, ka shprehur pritje se diskutimi për kornizën negocuese në Bruksel do të ketë epilog të suksesshëm në Këshillin për çështje të përgjithshme më 10 nëntor, pas çka, siç tha, do të jetë reale të presim mbajtje të Konferencës së parë ndërqeveritare në dhjetor.
“Qëllimi ynë është ta aktivizojmë pistën e shpejtë të negociatave për kapituj, me plotësimin e tërësishëm dhe të pakushtëzuar të agjendës sonë evropiane. Lidhur me neve, nuk do të lejojmë shkaqe për anulime të reja. Për ne është i pranueshëm parimi i ri për kthim të procesit nëse ndodh degradim të ambientit demokratik në vendin tonë, por theksoj, obligimi i ynë solemn mbetet dhe do të jetë që të mos lejojmë këtë në emër të ardhmërisë së shtetit dhe qytearëve, të ndodh”, tha kryeministri.
Për kryeministrin, japin optimizëm sinjalet nga partnerët evropianë se çështjet bilaterale nuk duhet të jenë pengesë në fazën e negociatave përfundimtare.
“Me Republikën e Bullgarisë jemi aleatë në NATO, kemi obligim dhe detyrë të përbashkët që t’i përmirësojmë marrëdhëniet fqinjësore, bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të ndërtojmë miqësi. Fryma e vullnetit të mirë dhe miqësisë, të cilat dalin nga Marrëveshja për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim, na obligon të përqëndrohemi në përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe t’i respektojmë të drejtën e vetpërcaktimit si vlera themelore evropiane”, tha Zaev.
Kryeministri u falënderua për ndihmën që Maqedonia e Veriut e ka marr dhe e merr nga partnerët tanë në BE në luftën me Kovid-19.
“Ne jemi në rrugë, prej ku nuk ka kthim. kemi harxhuar shumë kohë në konflikte, në vend se në zgjidhjen e të njëjtave. Përfitimet nga puna e ynë i ndjejnë gjeneratat e tanishme dhe do të vazhdojnë t’i jetojnë gjeneratat e ardhshme në çdo hap, me çdo kapitull të hapur, me çdo problem të zgjidhur, punojmë në lehtësimin e cilësisë së jetës së të gjithë qytetarëve”, tha Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me euroambasadorin e ri, Gir.