Shkup, 25 mars – Në kohë të vështira për popullin tonë, për Ballkanin dhe për tërë botën, nga BE-ja kemi marrë lajm të lumtur dhe gjatë kohë të pritur – është marrë vendim që Maqedonia e Veriut të fillojë negociata për anëtarësim në BE. Gabimi historik u përmirësua, nuk ka kurrfarë pengesa, as kushte. KE-ja duhet t’i zbatojë përgaditjet, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejtë të jetë e mundur, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp në selinë e partisë.
“Në kohën e luftës kundër koronavirusit, kur të gjitha kapacitetet dhe mendimet tona janë orientuar drejt mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve dhe drejt sanimit të pasojave evropiane, kjo është porosi inkurajuese se vetëm me punë të mundimshme dhe vendime shtetërore mund të ballafaqohemi me sfidat. E liruam shtetin, kemi ndërmarrë hapa dhe morrëm vendime të guximshme që t’i zgjidhim problemet me fqinjët. E vendosëm ekonominë në këmbë të shëndosha dhe e anëtarësuam vendin në NATO, dhe ja tani i filluam negociatat me BE-në”, tha Zaev.
Ai iu falenderua BE-së që menjëherë pas shpalljes së këtij vendimi historik, arriti edhe lajmi për ndihmë nga Unioni me vlerë 66 milionë euro për vendin tonë.
“Jemi falenderues për këtë ndihmë dhe përkrahje, pasi sëbashku me sukses do të ballafaqohemi me të gjitha sfidat”, theksoi Zaev.
Pas hyrjes në NATO, u shpreh lideri i LSDM-së, e realizuam edhe qëllimin e dytë strategjik të vendosur që nga dita e pavarësisë më 8 shtator të vitit 1991 dhe kemi arritur, tha ai, për vetëm 2,5 vite me vendime të mençura të bëhemi vend për shembull.
“Pa Marrëveshjen nga Prespa dhe pa Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe miqësi me Bullgarinë, pa reformat dhe ndryshimet kushtetuese, pa Ligjin për prokurori publike, nuk do të ishte i mundur ky sukses”, tha Zaev.
Ai u ka shprehur falenderim të gjithë qytetarëve, të cilët në numër të madh prej 80 për qind dhanë përkrahje për eurointegrimet dhe vendimet tona në atë rrugë.
Lideri i LSDM-së, poashtu u ka shprehur falenderim liderëve evropianë dhe PE-së për ndihmën dhe përkrahjen dhe porositi se na presin negociata, të cilat janë hap i fundit deri në anëtarësimin në BE.