Shkup, 6 maj 2021 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev I shoqëruar nga ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe ambasadori I RP të Kinës në Maqedoninë e Veriut, Xhang Xuo sot e vizituan pikën vaksinuese në poliklinikën “Jane Sandanski” ku biseduan me qytetarët të cilët po vaksinohen intensivisht dhe me personelin mjekësor I cili po e kryen procesin e vaksinimit.
Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, kryeministri, ministri dhe ambasadori më pas informuan për rrjedhën dhe kapacitetin ditor të cilin e mundëson kjo poliklinikë për vaksinim të papengueshëm të qytetarëve tanë.
“Na vjen mire që jemi dëshmitarë se 200.000 doza të vaksinave nga Sinofarm Kovid-19 dhe janë ndihmë për Maqedoninë e Veriut në mënyrë që të kryejë vaksinim masiv. Siç jemi dëshmitarë dhe kryeministri Zaev sapo u vaksinua me vaksinën Sinofarm, që është edhe një shembull për raport miqësor mes Kinës dhe Maqedonisë së Veriut, duke e demonstruar tërë besimin e Maqedonisë në vaksinën kineze që e reflekton vullnetin e mire të Kinës për mbështetje aktive të Maqedonisë së Veriut në luftën e përbashkët kundër epidemisë”, deklaroi ambasadori Xhang Xuo.
Ai përkujtoi se kohë më parë, përmes video lidhjes presidenti Si Xhinping dhe kryeministri Zaev, së bashku me liderë të tjerë, morën pjesë n[ë Samitin Kinë-SEES, me çka u sigurua planifikim I rëndësishëm dhe lidershipi për zhvillim të mekanizmit për bashkëpunim, e gjithashtu, dha nxitje të fuqishme për bashkëpunim të Kinës me Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera nga Evropa Qendrore dhe Lindore në luftën kundër epidemisë.
“Krahas kërkesës së tanishme të madhe vendore për vaksina, Kina I tejkaloi vështirësitë dhe siguroi mbështetje për Maqedoninë e Veriut dhe vendet e tjera, e tëra me qëllim të punojmë së bashku që të ndërtojmë bashkësi për të ardhme të përbashkët për njerëzimin. Vaksina është armë e fuqishme për tejkalimin e epidemisë dhe të gjitha palët duhet ta përforcojnë bashkëpunimin ndërkombëtar për vaksinat në mënyrë që të mos mbetet asnjë vend në të cilin ka nevojë për të njejtat. Askush që pret vaksinë nuk është harruar. Kina është e gatshme të vazhdojë t’I thellojë këmbimet praktike me Maqedoninë e Veriut, të punojmë së bashku në luftën kundër epidemisë dhe të promovojmë rikuperim ekonomik për përfitime të vendeve dhe popujve tanë”, tha ambasadori Xhang Xuo.
Gjithsej 200.000 doza të vaksinës Sinofarm nga Pekini, më 30 prill arritën në Shkup dhe u vendosën në “dhomën e ftohtë” në poliklinikën “Jane Sandanski”, prej të hënës filluan të distribuohen nëpër pikat për vaksinim në vend, në pajtim me terminet e caktuara për imunizim.