Shkup, 9 prill – Shteti investon në mbështetjen e ekonomisë vendore dhe nxitjen e investimeve të huaja. Ky është modeli përmes së cilës bashkë me qytetarët dhe bizneset krijojmë ekonomi të fuqishme në të cilën ekziston gjasë për sukses të secilit. Këtë e ka publikuar sonte kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Në pyetjen e cila fillon me “sa”, Zaev thotë se më saktë përgjigjet përmes fakteve dhe prezanton arritjet kyçe ekonomike në vend në fushën e investimeve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Në vitin 2018 janë hapur gjithsej 26.600 vende të reja të punës në vend me të cilën papunësia ka ra në rekord 19.4 për qind. Vitin e kaluar në vendi ka hyrë nivel rekord i investimeve të huaja direkte që sillet në 624.5 milionë euro që është për 2.6 herë më i lartë në krahasim me mesataren në tetë vitet e kaluara. Rreth 1 mijë vende të reja të punës janë hapur vetëm në fabrikat e prodhimit nga investitorë të huaj. Sipas biznes planeve të kompanive ky numër do të rritet në vitet që vijnë në rreth 5 mijë vende të reja të punës”, shkruan mes tjerash kryeministri Zaev.
Në profilin e Fejsbukut të kryeministrit, madje ai shkruan për investime të reja të huaja të cilat kanë filluar me punë, janë në ndërtim, ose fillojnë me ndërtim ose janë në fazën e dytë të investimit.
“Rreth 200 kompani me pronë dominonte vendore janë mbështetur në vitin 2018 përmes Fondit për inovacion dhe zhvillim teknologjik me rreth 20 milionë euro ndihmë shtetërore. Këto kompani kanë punësuar ose janë në proces të punësimit të 800 personave me rrogë mesatare mbi 40 mijë denarë që është rreth 60 për qind mbi pagën mesatare”, shkruan tutje Zaev.
Agjencia për punësim, siç thekson me 16.4 milionë euro në vitin 2018 ka përkrahur 1.191 biznese të hapura nga qytetarë tanë të cilët e kanë shfrytëzuar masën e vetëpunësimit. Nga këto persona 509 janë të rinj deri në 29 vjeç, ndërsa 450 janë gra. Përkrahja përfshin edhe trajnime, kualifikime, punësim të kategorive të rrezikuara të qytetarëve, praktikën dhe tjera.
“Janë ndarë 424 grante për mbështetje të fermerëve të rinj. Këto janë rezultate të angazhimit ekonomik të Qeverisë në vitin e kaluar. Në vitin 2019, vit dedikuar ekonomisë, pres rritje dhe zhvillim më të madh”, shkruan në profilin në Fejsbuk, kryeministri Zoran Zaev. (koha.mk)