Shkup, 14 mars – Pseudonimi që është përdorur për Zoran Zaevin gjatë përgjimeve të paligjshme ka qenë “Zo Za”, ka zbuluar gjatë dëshmisë së sotme në Gjykatën penale Zoran Kostovski në rastin “Target-Fortesa” derisa ka shpjeguar se si është dukur logu për ndonjë target të caktuar në një prej fajleve në hard-diskun ku kanë qenë materialet e përgjimit të paligjshëm, transmeton koha.mk
Prezantimin e dëshmive e kanë kërkuar prokurorët nga PSP me qëllim që të bëhet më e qartë dhe të vizualizohet një pjesë e asaj që ka dëshmuar Kostovski.
Mbrojtja e të akuzuarve ka kundërshtuar kërkesën e PSP që tani të prezantohet dëshmi, duke potencuar se dëshmitari duhet të dëshmojë për atë se çka mban mend, dhe jo të lexojë.
Gjithashtu, mbrojta ka kundërshtuar sepse ky hard-disk ka qenë pjesë e dëshmive kundër Kostovskit në rastin “Puç” ku ai ka qenë i akuzuar.
Kostovski është njëri prej fishkëllyesve nga MPB, të cilët kanë nxjerrë bombat dhe kanë zbuluar përgjimet. (koha.mk)