Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se është më mirë të ndryshohet modeli zgjedhor në një njësi zgjedhore që e inicuan partitë më të vogla, ndërsa për të cilën paralajmëroi mbështetje edhe LSDM-ja, të miratohet me konsensus nga të gjitha partitë dhe të zbatohet menjëherë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Megjithatë, sipas tij, një hap përpara do të jetë të arrihet marrëveshje që ndryshimi i tillë të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme.
“Premtimi zgjedhor i LSDM-së është model zgjedhor me një njësi zgjedhore, tani në radhë është Parlamenti. Nëse Parlamenti bën ndryshime dhe plotësime të Kodit Zgjedho, i kemi premtuar opinionit se jemi për një njësi zgjedhore, dhe si LSDM do të votojmë. Dua ta bëjmë këtë të gjithë, mirë është që definohet me konsensus, do të thotë edhe VMRO-DPMNE edhe BDI edhe partitë e tjera të qëndrojnë pas kësaj që do ta dakordojmë, tha Zaevi, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri, në të cilën u promovua platforma “Financa të hapura”.
Zaevi beson se partitë e vogla të cilat i udhëheqin bisedimet do të bëjnë gjithçka që munden t’i ulin në tryezë të gjitha partitë dhe ata ta thonë qëndrimin e tyre, siç thotë, të paktën në takime pune
“Do të isha i kënaqur nëse mundemi të fillojmë menjëherë me model të ri zgjedhor. Kjo për mua është demokraci. Një njësi zgjedhore do të thotë më shumë humbet LSDM, madje humbet VMRO-DPMNE, madje BDI, të paktën sipas kësaj si jemi renditur sipas rezultateve të fundit zgjedhore, por fiton demokracia dhe partitë më të vogla dhe hiqet mundësia për çfarëdo qoftë regjim autoritar që në të ardhmen të ndodhë. Por, në fund do të isha i kënaqur nëse dakordojmë dhe sendërtojmë në Kodin Zgjedhor madje edhe implementimin e diçkaje edhe në zgjedhjet e ardhshme, por me rëndësi është të bëjnë një hap përpara. Më së mirë është të fillojë që tani”, tha Zaevi.