Shkup, 4 maj – Misioni i kësaj Qeverie është që ta promovojë sportin në Republikën e Maqedonisë, me vëmendje të veçantë të talentëve të rinj sportiv. Sporti është ambasadori më i mirë veçanërisht për shtete e vogla. Është e rëndësishme t’i motivojmë qytetarët, ndërsa veçanërisht të rinjtë të merren me sport.
Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev, i cili në prag të mbajtjes së “Maratonës Viz er Shkup” të sivjetmë sot u takua me kampionen botërore dhe promotor kryesor në maratonën Pola Redklif dhe me përfaqësuesit e këtij manifestimi.
Zaev, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, i ka njoftuar mysafirët me planet për zhvillim të sporteve në Maqedoni përmes ndryshimeve ligjore, të cilat mes masave të tjera përfshijnë edhe mekanizma për lehtësime tatimore për kompanitë në të cilat do të investohen në zhvillimin e sportit në Republikën e Maqedonisë.
Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport Darko Kaevski dhe këshilltarët për sport dhe rini Gjorgi Tasev dhe Daniel Dimevski.