Shkup, 27 shtator– Kryeministri Zoran Zaev e vizitoi fabrikën greke për blerje, përpunim dhe shitje të duhanit “SEKE” në zonën industriale Opalenik,Krushevë.
Pas punës së suksesshme trevjeçare të kompanisë në rajon, “SEKE SHPKNJP Prilep” investoi në ndërtim të fabrikës së re. Gjysma e investimit për ndërtim të objektit është nga kapitali pronësor i kompanisë.
Në takimin me drejtuesit e kompanisë “SEKE”, kryeministri Zaev, siç kumtoi sot pres-shërbimi qeveritar, e përshëndeti vendimin e udhëheqësisë që të investojë në fabrikë dhe ta rrisë vëllimin e punës së saj, sepse siç theksoi, investimet e huaja janë të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, me to hapen vende të reja të punës, dhe në këtë mënyrë përmirësohet edhe standardi i qytetarëve.
“Kjo është edhe reflektim i miqësisë të cilën e ndërtojmë me Greqinë. Maqedonia ka potencial të madh të duhanit dhe më vjen mirë që fabrika do të kontribuojë për blerje më të sigurt të duhanit”, shtoi kryeministri.
Kryetari i bordit të drejtorëve të fabrikës “SEKE”, Panajotis Terenidis, e informoi kryeministrin Zaev se deri më tani në fabrikë janë të punësuar 55 persona, por se ai numër për vetëm se disa muaj do të rritet në 350.
Me punën e fabrikës, siç tha Terenidis do t’iu ndihmohet prodhuesve të duhanit, do të përshpejtohet zhvillimi i ekonomisë lokale por edhe gjithëpërfshirëse në Republikën e Maqedonisë.
Themeluesi dhe pronari i kompanisë në Republikën e Maqedonisë, “SEKE SA Ksanti”, firmë e cila prej para 70-të viteve është formuar në Ksanti si Bashkim Kooperativ i prodhuesve të duhanit, përndryshe e dyta për nga madhësia për nga sasia e duhanit të blerë oriental të Ballkanit.