Zaev: E realizojmë ëndrrën e shumë gjeneratave të qytetarëve tonë, po bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s

Londër, 3 dhjetor – Po e realizojmë ëndrrën e shumë gjeneratave të qytetarëve tonë – po bëhemi anëtare e NATO-s, në aleancë me partnerë më të fuqishëm nga bota demokratike, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, njofton KOHA.

“Këtu në Londër, Maqedonia e Veriut është konfirmuar si anëtarja e 30-të e ardhshme e NATO-s, në ditëlindjen e 70 të Aleancës. Të sigurt dhe stabil, vazhdojmë ta përforcojmë ekonominë për të mirën e të gjithë qytetarëve tonë”, shtoi Zaev.

Kryeministri e udhëheqë delegacionin qeveritar sot dhe nesër në Samitin e Londrës, në të cilin shënohet 70 vjetori i themelimit të Aleancës. Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë edhe kryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov. (koha.mk)