Shkup, 5 dhjetor – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se Qeveria para Komisionit të Venecies del me qëndrim të harmonizuar i bërë në përputhje me rekomandimet e Komisionit për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, të cilat respektohen plotësisht. Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, sot, qëndrimin e ka prezantuar para Komisionit të Venecias.
Zaev, i cili sot ishte për në vizitë në Vollkovë u shpreh se qëndrimi është plotësisht i harmonizuar dhe se përgjigjen tonë për rekomandimet e Komisionit të Venecias, e ka përpunuar Ministria e Drejtësisë dhe kabineti i tij si dhe kabineti i zëvendëskryeministrit për Eurointegrime, Bujar Osmani.
“Gjithsesi i tërë ky harmonizim është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecies të cilat duhet deri në fund t’i respektojmë. Ky ishte premtimi ynë që kur e miratuam Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Dhe aty ku Komisioni i Venecies thotë se do të shkelte ndonjë të drejtë tjetër, e cila është gjithashtu e drejtë supreme, siç është e drejta për drejtësi, ne me siguri duhet t’i kushtojmë vëmendje kësaj”, tha kryeministri, duke shtuar se vërejtjet e Komisionit të Venecias duhet të respektohen plotësisht.