Shkup, 2 prill – Kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm e ka nxitur drejtorin e Agjencisë për rini dhe sport Darko Kaevski, që tërësisht ta zbardhë rastin rreth botimit të përmbledhjes “Poetë të rinj”.
Zaev në takim porositi që të kërkojë përgjegjësi nga të gjithë pjesëmarrësit, por edhe të zbatohen protokolle të qarta që asnjëherë më, siç tha, të mos përsëritet ky gabim.
Siç informoi shërbimi qeveritar për media për MIA-n, në takim sërish është dënuar gjuha e urrejtjes dhe diskriminimi i cili është identifikuar në njërën pjesë të përmbajtjes së përmbledhjes.
“Për Qeverinë e RM-së, Maqedonia është e hapur, e lirë. Një shoqëri për të gjithë, në të cilën nuk ka vend për një lloj të tillë të komunikimit të papërshtatshëm”, thonë nga shërbimi për media.
Kaevski para kryeministrit i ka prezantuar pretendimet e para nga analiza e brendshme për botimin e “Poetëve të rinj”.