Shkup, 14 qershor – E dimë si Gruevski ka ikur nga vendi, thekson kryeministri Zoran Zaev në intervistën e publikuar për gazetën gjermane “Frankfurter algemajne cajtung”.
Siç ka publikuar sot Doçje Vele në gjuhën maqedonase, në intervistën për FAC, kryeministri Zaev për herë të parë zbulon detaje nga arratisja e Gruevskit për të cilat derti tani spekulohej në opinion. Nga Prokuroria nuk i konfirmojnë këto informata. Zaev ka thënë se e di trajektoren e lëvizjes së Gruevskit në momentet kyçe të arratisjes.
“Me ashensor ka zbrit në podrum, pastaj është fshehur në bagazhin e makinës nga ku ka lëshuar vendin. Në Shqipëri e ka pritur veturë diplomatike hungareze”, ka thënë kryeministri Zaev.
Mbrëmjen kur po supozohet se ka filluar arratisja, ka qenë i dobët ndriçimi i rrugëve ku Gruevski do të mund të del me makinë nga garazhi në shtëpinë e tij, ndërsa një gjë e tillë nuk shihet as edhe në incizimet e sistemit “Safe sity”.
Poashtu nuk është vërejt nga kamerat në asnjë vendkalim kufitar drejt Shqipërisë. Për Prokurorinë nuk ka dilema se si ka dalë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe më pas të destinaconi i fundit- Hungaria. Por ende nuk është e konfirmuar me prova se si ka dalë nga vendi jonë. Tani për tani supozimet janë se ka ikur përmes vendkalimit të egër në të ashtuquajturën brezi i gjelbër, ose në mënyrë zyrtare ku nuk është evidentuar”, transmeton Dojçe Vele.