Shkup, 8 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ka pohuar se kryeministri Zoran Zaev tash e dy vjet është nën kërcënime të vazhdueshme për atentat. “Prej vitit 2015, Zaevi është nën kërcënime të vazhdueshme për atentat. Shërbimet po marrin masa serioze për sigurimin e kryeministrit, por edhe për të gjithë funksionarët tjerë”, ka thënë Spasovski në brifingun e sotëm me gazetarët, i cili megjithatë potencoi se Zaevi shfrytëzon shumë më pak sigurim për dallim nga paraardhësit e tij. Ai shtoi se deri tani nuk kanë pranuar ndonjë kërcënim të drejtpërdrejtë për atentat të kryeministrit. Para disa ditëve, Zaevi në një intervistë për radion malazeze “Antena M” ka theksuar se analistët për siguri e kanë paralajmëruar për rrezik nga atentatet.