Kryeministri Zoran Zaev sot edhe një herë konfirmoi se pranon duel televiziv në çdo kohë dhe në çdo medium me udhëheqësin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski vetëm në qoftë se ai qartëson vendimin e tyre për anëtarësimin në NATO dhe BE, duke pranuar Marrëveshjen e Prespës, dhe nëse është kundër kësaj të shpjegojë dhe të ofrojë alternativë.
“Jam i gatshëm në çdo kohë dhe në çdo vend të debatojë me Mickoskin, por është e udhës që ai të tregojë qëndrimin e tij për anëtarësimin në NATO dhe BE me mbështetjen e Marrëveshjes së Prespës dhe nëse është kundër, atëherë të jep alternativë. Le të zgjedhë mediumin, ditën dhe kohën, jam i gatshëm për debat sepse ky është një akt demokratik”, tha Zaev pas konferencës kombëtare të decentralizimit. (koha.mk)