Shkup, 14 shkurt – Kryeministri Zoran Zaev sot në ora 10:30 do të vizitojë të lënduarit në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi dje në afërsi të fshatit Llaskarcë në autostradën Shkup-Tetovë, të cilët janë nën përkujdesje në spitalin “8 Shtatori”, transmeton koha.mk.
Katër nga pacientët e lënduar që gjenden në spitalin “8 Shtatori” dhe tre në Qendrën emergjente në Shkup ende janë në gjendje të rëndë dhe kritike.
Pastaj Zaev do të niset për në Gostivar, ku në ora 12 do të marrë pjesë në mbledhjen komemorative në Komunën e Gostivarit për nderë të viktimave nga aksidenti.
Numri i të vdekurve nga aksidenti i djeshëm u ngrit në 14.
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe, sot në mëngjes ka vizituar të lënduarit. Dita e sotme dhe e nesërme janë shpallur Ditë zie në tërë territorin e vendit.