Shkup, 14 nëntor – Kryeministri Zoran Zaev tha se samiti i ardhshëm i NATO-s dhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës gjithsesi do të jenë pjesë e temave në të cilat do të bisedohet sot në Selanik me Micotakisin, edhe pse bëhet fjalë për forum ekonomik, njofton KOHA.
“Në forumin në Selanik pres të bisedojmë për tema ekonomike, por gjithsesi do të bisedojmë edhe për agjendën evropian. Unë jam falënderues që Greqia është e kyçur drejtpërdrejtë dhe pozitivisht në avancimin e agjendës tonë evropiane. Do të bisedojmë për samitin e ardhshëm të NATO-s, por edhe për implementimin e Marrëveshjes së Prespës”, deklaroi Zaev pas hapjes të Biznes forumit Maqedoni-Rusi.
Në pyetjen e gazetarëve nëse nuk marrim datë për fillimin e negociatave me BE-në, Kina dhe Rusia mund të jenë opsion, Zaev potencoi se alternativa e vetme për vendin janë BE-ja dhe NATO.
Kryeministri ishte i përpiktë se riaktivizimi i Komisionit të përzier ndërqeveritar me Rusinë nuk do të thotë kundërpërgjigje ndaj BE-së, por thjeshtë angazhim për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik.
“Kjo nuk është porosi. Punojmë në ngritjen e standardit tonë. Duhet të bëjmë gjithçka që sjell përfitim për popullin tonë. Besoj se aspiratat e vendit do të përmbushen, por edhe se paralelisht do të arrijmë prosperitet ekonomik”, nënvizoi Zaev. (koha.mk)