Prilep, 7 dhjetor – Pohimet e Komisionit të Venecias për Ligjin për përdorimin e gjuhëve do t’i respektojmë dhe do të jepet revidim konkret nga Ministria kompetente për Drejtësi bashkë me ekspertët, në mënyrë të precizuar siç e pohon Komisioni i Venecias dhe pastaj do të dërgohet në Parlament për miratimin e tij, ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës së sotme në Prilep ku ka qenë për mbikëqyrje të punëve në unazën tek Zona zhvillimore teknologjike- industriale.
“Që kur kemi debatuar edhe në sjelljen e Ligjit, kemi thënë se do ta presim Komisionin e Venecias dhe do ta respektojmë. Prandaj qëllimi është të respektojmë Komisionin e Venecias si reper të mirë për gjitha vendimet ligjore nga sfera e të drejtës dhe është preciz për gjyqësinë. Mirë është që kalohet kufiri i përdorimit evropian të gjuhës, por megjithatë shkelni të drejtë caktuar, ajo është e drejta e barabartë, më kohë dhe mos-pengimit të së drejtës. Ajo është e drejtë e lartë njerëzore dhe u dedikohet të gjithëve”, ka thënë Zaev.
Besoj, shtoi ai, se shumica parlamentare deri në fund këtë do ta respektojë.
“Pra do të jepet revidim konkret nga Ministria kompetente bashkë me ekspertët në mënyrë të precizuar siç Komisioni i Venecias e thotë dhe pastaj do të lëshohet në Parlament për miratimin e saj”, ka thënë Zaev.
Siç ka thënë, LSDM është për sjelljen e këtij ligji bashkë me partnerët e koalicionit dhe se mbështetje kanë dhënë edhe partitë tjera politike shqiptare por edhe parti tjera të bashkësive më të vogla etnike pasi ai është përfitim për të gjithë.
Kryeministri Zaev ka thënë se bëhet fjalë për Ligj për përdorimin e gjuhëve, ashtu siç parashikon Kushtetuta.
“Nuk ka qenë shumë larg kur e miratuam Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Së pari kemi bërë vendim avangard, provevropian konform Kushtetutës që është siguruar për qytetarët, por me Ligj nuk është lejuar. Këtë e mundësuam. Funksionon më shumë se një vit. Të nderuar qytetarë nga Prilepi, Strumica, Gjevgjelia, e shihni se nuk është patjetër ta mësoni gjuhën shqipe, kuptohet përveç atij i cili dëshiron t’i përsos njohuritë. Ta mposhtim atë teze jo të mirë e cila shkaktonte mosdurim të caktuar nacionalist më shtet. Edhe vetë Komisioni i Venecias tregon se Ligji është avangard. Bile i tejkalon konventa të caktuara evropiane në pjesën e përdorimit të gjuhëve. Gjuhët janë që të kuptohemi”, ka thënë Zaev.
Ai ka shtuar se shumica parlamentare deri në fund këtë do ta respektojë.
Atë do ta bëjë LSDM sigurt, ndërsa besoj se sigurt këtë do ta bëjnë edhe partnerët tanë të koalicionit pasi bisedojmë për këtë punë. Askush nuk dëshiron të humb lëndë në gjyq ose të gjykohet në mënyrë jo të drejtë, ose çfarëdo procedurë qytetare për shkak se e drejtë tjetër është tejkaluar më shumë nga linjat e kuqe dhe se drejta është shkelur. Këtë nuk guxojmë ta lejojmë. Kuptohet se të gjitha sugjerimet e tjera do t’i adaptojmë”, ka thënë Zaev.
Ministria e Drejtësisë, siç ka thënë, do t’i përpilojë ndryshimet, edhe një herë do të dërgohen që të thuhet (Komisioni i Venecias), nëse është ajo- që të mund bashkëpunimin ta konfirmojmë dhe do të dërgohet në Parlament që ai ta konstatojë.