Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, dhe ai i Greqisë, Alexis Tsipras, janë kandidatë për çmimin Nobel për Paqe.
Ata u nominuan për këtë çmim për vitin 2019 për arritjen e marrëveshjes së Prespës, shkruan gazetametro.net
Nobelistja Uided Bushamaui tha se ky nominim nuk nderon vetëm dy liderët por edhe popujt e të dyja vendeve.
Ajo tha se ky nominim përçon mesazhin se me dialog gjithçka është e mundur.