Shkup, 16 shkurt – Kryeministrave të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë , Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras sot në Munih do t’u dorëzohet çmimi “Evald Fon Klajst”. Është planifikuar dorëzimi i çmimit të bëhet me ceremoni të veçantë në mbrëmje nikoqir i së cilës do të jetë kryeministri i Bavarisë, Florian Herman.
Të dy kryeministrat në suaza të Konferencës të Sigurisë së Munihut do të mbajnë fjalim në panel diskutimin e përbashkët për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Greqisë.
Kryeministri Zaev në Munih qëndron së bashku me delegacionin qeveritar në përbërje të të cilit janë edhe zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov dhe deputeti Xhevat Ademi. Delegacioni qeveritar do të marrë pjesë në shumë ngjarje që mbahen në suaza të konferencës, ndërsa është planifikuar të realizojë edhe shumë takime bilaterale.