Zonë industriale, vende të reja të punës për të rinjtë dhe përkrahje nga pushteti qëndror për atë lokal, premtuan lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kandidati për kryetar të komunës, Robert Beshovski në tubimin e sontëm në Gradsko. “Do ta promovojmë zonën industriale këtu në Gradsko. Qëllimi përfundimtar është të hapim vende të punës. Gradsko është udhëkryq i vërtetë në Maqedoni, transfersale veri-jug, nuk ka lokacion më të mirë për zonë industriale. Mund ta bëjmë komunën tërheqëse edhe për investitorët e vendit, edhe për ata të huaj” tha Zaev.
Para banorëve në Gradsko ai premtoi politika të ndershme dhe punë edhe në nivelin qëndror, edhe në atë lokal. Kandidati për kryetar të komunës Gradsko, Robert Beshovski, e prezantoi projektin për zonën industriale në lokacionin te rruga rajonale Gradsko-Negotinë, ku, siç potencoi tani ka vetëm mbeturina.