Shkup, 18 prill – Kryeministri Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri i Çështjeve Ekonomike Koço Angjushev së bashku me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë , Sasho Pockov dhe drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” Gjevgjeli, Zllatko Zumrov sot ishin për vizitë në sistemin e ujësjellësit në Gjevgjeli përmes të cilit furnizohen me ujë të pastër dhe të shëndetshëm rreth 16.000 banorë nga rajoni i Gjevgjelisë.
Në suaza të kontrollit të bunarëve dhe sistemit për ujësjellësin, kryetari i komunës Pockov tha se është zgjidhur problemi shumëvjeçar i banorëve të Gjevgjelisë me furnizimin me ujë për pije, problem serioz me të cilin alarmuan qytetarët që nga viti 2012 dhe është bazë për ndërtimin e sistemit plotësisht të ri për ujë i cili sot i furnizon qytetarët me ujë të pastër, shëndoshë dhe për pije.
Kryeministri Zaev dhe zëvendëskryeministri Angjushev, informojnë nga shërbimi qeveritar për media, kishin mundësinë t’i vizitojnë hapësirat në të cilat gjenden pompat dhe sistemet për rregullim dhe informuan për projektin, ndërtimin dhe performansat e sistemit për furnizim me ujë, si dhe mekanizmat për kontroll dhe rregullim me të cilat është zgjidhur problemi dhe është siguruar ujë i pastër për pije për Gjevgjelinë dhe shtetet përreth.