Shkup, 23 qershor – Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, kanë uruar mundësin Besir Alili, me rastin e shpalljes kampion i Europës në kategorinë deri 48 kg, njofton gazeta KOHA.
“Urime për kampionin e ri të Evropës në mundje të lirë deri në 48 kg, Besir Alili. Të lumtë Besir! Është knaqësi të ndiqen sukseset e të rinjve tanë, Falameinderit në emrin tim dhe gjithë qytetarëve që na bëne krenarë”, thuhet në urimin e kryeministrit Zaev, transmeton gazeta KOHA.
Një porosi të ngjashme ka shkruar edhe lideri i BDI-së, Ahmeti. “Bravo kampion, të lumtë. Të uroj shëndet e suksese të mëtejmë Besir, paç rrugëtim të mbarë sportiv e jetësor”, thuhet në urimin e Ahmetit. (koha.mk)