Shkup, 3 maj- Demokracia dhe liria e një shoqërie varen nga liria e fjalës dhe mediave. Republika e Maqedonisë është vend demokratik, në të cilin qeveris e drejta dhe në të cilin tërësisht respektohen liria e fjalës dhe liria e shprehjes. Mediat në vend duhet të punojnë të liruar nga çfarë do presione, t’i informojnë qytetarët në kohë, saktë dhe pa censurë, thekson kryeministri Zoran Zaev në porosinë me rastin e 3 Majit – Ditës botërore të lirisë së mediave.
“Tërë dekadën në shtetin tonë, gazetarët janë keqpërdorur, sulmuar, censuruar dhe penguar në punën e tyre. Është shtypur liria bazë mediale. Kjo gjendje ishte edhe arsyeja për mosinformimin e një pjese të madhe të qytetarëve tanë me çka drejtpërdrejtë janë rrezikuar themelet bazë të demokracisë tonë. Ne si qeveri e hapur, transparente dhe demokratike, tërësisht e respektojmë lirinë e mediave dhe tregojmë në rëndësinë e mediave për të punuar para së gjithash për qytetarët dhe në dobi të qeverisjes së të drejtës dhe demokracisë, e jo për interesat personale të dikujt”, thekson Zaev.
Ai të gjithë gazetarëve në Republikën e Maqedonisë ua uron këtë ditë dhe i inkurajon të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Ta sendërtojmë demokracinë tonë dhe t’i respektojmë liritë fundamentale të njeriut dhe së bashku të mund në mënyrë dinjitoze të themi se jemi shtet modern demokratik evropian”, theksoi Zaev në porosinë me rastin e Ditës botërore të lirisë mediale, të publikuar në faqen e tij në Fejsbuk.